Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Edi Rama: Sajesë nga këneta
![Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Edi Rama: Sajesë nga këneta](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/11-600x360-1-500x300.webp)
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama hodhi poshtë pretendimin për strehimin e palestinezëve në Shqipëri.
Në përgjigje të pyetjeve dhe komentve online, Rama e ka quajtur këtë hipotezë një sajesë nga “këneta”, duke nënkuptuar se është gënjeshtër e opozitës.
Komenti online: Votoni Ramën dhe do të prisni 100 mijë ose më shumë palestinez?
Edi Rama: Po pse për çfarë arsye apo sepse kështu ka ardhur një zë kuak, kuak, kuak nga këneta. Jo Visar jo nuk është e vërtetë, është e gjitha një sajesë që mori rrugën, siç e marrin rrugën me shpejtësi sajesat se jemi në atë kohën kur e përditshmja jonë është ajo shprehja e popullit “kur e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat, gënjeshtra e ka bërë xhiron e botës” dhe me gjithë këto mrrokllat dhe me gjithë këto rrjetet, vërtet që gënjeshtra bën xhiron e botës dhe e vërteta mezi vesh pantallonat. Se e vërteta është pak e mërzitshme, gënjeshtra është e lezetshme se prirja për të besuar këto lezet e gënjeshtrës është më e madhe. Se rrinë bëjnë muhabet, se si tani do rrimë të vrasim mendjen për të vërtetën, jo mo, hajde rrej, rrej, rrej dhe bëj qejf.