Pal Lekaj: UÇK është nderi dhe krenaria e shqiptarisë
Deputeti i AAK, njëherit kandidat, Pal Lekaj është shprehur i nderuar për pjesëmarrjen e tij në festimin e Ditës së Veteranit.
Ai në Facebook tha se UÇK është nderu dhe krenaria e shqiptarisë.
UÇK është nderi dhe krenaria e shqiptarisë 🇦🇱.
Sot isha i nderuar të merrja pjesë në festimin e Ditës së Veteranit, një ditë krenarie dhe force për historinë dhe të ardhmen e vendit. Ishte dhe mbetet nder të qëndroj në rresht me kryetarin Haradinaj dhe të gjithë këta luftëtarë të lirisë.
Veteranët janë djemtë dhe vajzat më të zotë të këtij vendi.