Pal Lekaj për rastin e 53 milionëshit: VV më bën gjyqin publik, por ju them qytetarëve se jam i qetë dhe ndihem i pafajshëm
Ish-ministri i Infrastrukturës dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj gjatë një interviste në Periskopi ka folur për rastin e 53 milionshit për të cilin edhe ishte dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim, shkruan Periskopi.
Lekaj u shpreh se ndihet i pafajshëm sepse nuk ishte vendim i tij, por i qeverisë, derisa përmendi edhe akuzat që partia në pushtet, VV ia kishte bërë.
“Në këtë drejtim ka hapësirë të madhe që dikush me marrë përgjegjësi, nëse ka drejtësi ka me thënë në fund. Mund të ketë fuqi politike, të këtë mandate, mandatin tjetër, por pa u ballafaquar me gjyqësi nuk kanë nga me ikë se përnime ka keqpërdorime. Unë e marr vetën pa ma thënë, më kanë akuzu thua që unë i kam çuar ato para në shtëpi. Unë e kam gjetë atë vednim, unë e kam gjetë rrugën vetëm 10 km, unë e kam gjetë borgjin e krijuar dhe unë nuk kam marrë vendimin, e ka marr qeveria e Kosovës me 23 ministra dhe kryeminsitri dhe më kanë autorizuar që unë të shlyej obligimet ndaj “Bechtel-Enka”. Sot të mos ishte marr ai vendim, rruga do të ishte 10 km e ndërtuar, s’ka guxuar kërrkush sepse kontrata e parasheh arbitrazhin dhe në arbitrazh është dashtë 5-6 fish me pagu Kosova”, tha Lekaj në Periskopi.
“Unë i tham qytetarëve se jam i qetë, e ndiej vetën të pafasjshëm nuk është vendim i imi është vendim i qeverisë, por edhe unë po të isha kryeministër e kisha marr të njëjtin vendim për me shpëtu vendin”, shtoi Lekaj
Intervistën e plotë e gjeni më poshtë: