Pal Lekaj: Kosova ka nevojë për punë, jo mashtrime – Zgjedhja është në duart tuaja

Pal Lekaj: Kosova ka nevojë për punë, jo mashtrime – Zgjedhja është në duart tuaja

Pal Lekaj kandidat i AAK-së për deputet me numrin 7, ka ftuar qytetarët e Kosovës të shfrytëzojnë mundësinë e votës këtë të diel për të vendosur për të ardhmen e vendit.

Ai theksoi se zgjedhja e duhur do të sjellë ndryshime në drejtim të punës dhe veprave, bashkëpunimit euro-atlantik, pagave dinjitoze, zhvillimit të bujqësisë, uljes së çmimit të energjisë dhe krijimit të një shoqërie prosperuese.

Lekaj theksoi se zgjedhja është në duar të qytetarëve.

E plotë:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Nga sot, ju keni edhe 7 ditë kohë për të vendosur për të ardhmen e vendit tuaj.

Vota juaj këtë të diel mund të bëjë ndryshimin e madh, duke zgjedhur:
1. Nga fjalët dhe mashtrimet tek puna dhe veprat.
2. Nga diplomacia bllokuese tek bashkëpunimi euro-atlantik.
3. Nga ndihmat sociale tek pagat e dinjitetshme.
4. Nga tenderët njëburimorë tek projektet zhvillimore.
5. Nga vjedhja e rrymës tek ulja e çmimit të saj.
6. Nga grantet e vjedhura tek bujqësia prodhuese.
7. Nga përçarja e popullit tek një shoqëri dhe rini prosperuese.

Zgjedhja është në duart tuaja!

Shpërndaje në: