Pal Lekaj: Diaspora do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve

Pal Lekaj: Diaspora do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve

Kandidati për deputet i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se kësaj here diaspora do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, Lekaj i ka bërë thirrje diasporës që të votojnë për AAK-në 137 dhe numrin e tij 7.

“Diasporë e dashur, Për këto vite jemi takuar shpesh bashkë. E di që secili prej jush më ka kontaktuar për të më njoftuar sa shumë keni punuar gjatë kohës së regjistrimit. Tani ka ardhur koha që ju të votoni. Votoni fillimisht për numrin e Kosovës fituese, 137. Pastaj votoni numrin 1 për Ramushin dhe numrin tim, 7. E ndjej që diaspora do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve. Faleminderit! Pal Lekaj 7”, ka shkruar Lekaj.

Shpërndaje në: