Pakti i Haaland me Dortmund – lojtari ka klauzolë që e lë të lirë në vitin 2022

Pakti i Haaland me Dortmund – lojtari ka klauzolë që e lë të lirë në vitin 2022

Erling Haaland ka një pakt interesant me skuadrën e Dortmund, në kontratën e tij.

E ardhmja e Erling Haaland duket sikur ka mbetur në hije nga mediet, për shkak të emrave si Lionel Messi e Kylian Mbappe, por edhe Cristiano Ronaldo. Megjithatë, e vërteta për Haaland është se norvegjezi do të qëndrojë te Dortmund edhe këtë sezon.

Por, çfarë pas këtij sezoni? Haaland duket se ka një pakt në marrëveshjen e tij me Dortmund, i cili thotë se lojtari e agjenti mund të diskutojnë marrëveshje të mundshme me klube të tjera, duke filluar nga 1 shtatori 2021, përcjell Periskopi.

Gjithsesi, këto marrëveshje mund të aplikohen vetëm duke filluar nga sezoni 2022/23.

Kësisoj, një nga sulmuesit më të mirë që po rritet në botën e futbollit duket se do të ketë shumë opsione në tavolinë.

Lojtari më parë është lidhur me skuadra si Chelsea, por edhe Real Madrid. Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e norvegjezit në momentin që futet në periudhën kur mund të shfrytëzojë këtë klauzolë. /Periskopi/

Shpërndaje në: