Pak pritje për të hyrë në Kosovë, më shumë për të dalë

Pak pritje për të hyrë në Kosovë, më shumë për të dalë

Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pikat kufitare janë duke rënë. Tani pritje më së shumti ka në Han të Elezit deri në një orë, por në pikat tjera kufitare nuk ka dhe aq fluks të madh.

Por, nga ana tjetër, për të dalë nga Kosova, pritjet janë më të larta.

Kështu bën të ditur Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.

Për të dalë nga pika kufitare në Merdarë, pritjet vijojnë deri në 1 orë e gjysme, nga Hani i Elezit deri në një orë, 40 minuta te Dheu i Bardhë dhe gjysmë ore në Muçibabë.

 

Shpërndaje në: