Pak para ndeshjes me Suedinë, çahet një pjesë e stadiumit ‘Fadil Vokrri’
Stadiumi i vetëm në Kosovë që i plotëson kushtet e UEFA-s dhe FIFA-s ka filluar të dëmtohet.
Në pamjet shihet një pjesë e stadiumit ku është dëmtuar nga punimet e dobëta. Në këtë pjesë shihet se si është çarë dhe ka filluar t’i bije betoni.
Kujtojmë që është afruar ndeshja kundër Kombëtares së Suedisë në fazën kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’. Ky takim luhet më 28 mars.