Pak orë para Këshillit të Përgjithshëm – Këto janë koalicionet parazgjedhore të LDK’së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në një video-podcast nuk ka hedhur poshtë mundësinë për të lidhur koalicion me ndonjë parti, shkruan Periskopi.
Një gjë të tillë, LDK-ja mund ta bëjë, sipas Zemajt me ato parti që kanë synime për një Kosovë proevropiane, dhe zhvillimin e ekonomisë të vendit.
“Kemi me ata të cilët janë partnerë tradicional të LDK-së dhe të presidentit Rugova, domethënë ata të cilët në orientimin e tyre ideologjikë janë të qendrës së djathtë, një Kosove proevropiane, nuk mendojnë nga lindja, e shohin zhvillimin e Kosovës, e shohin zhvillimin e ekonomisë, besojnë në zot dhe familje, domethënë janë këta disa parametra të cilët tani është një dakordim që duhet të autorizohet kryetari, kryesia dhe të fillohet jo me atë që quhet negociata, por të fillohet një përafrim dhe të ketë një mundësi të koalicioneve parazgjedhore”, ka thënë ai për Periskopin.
Gazetari i Periskopi-t e pyeti se me cilat parti janë gjasat për koalicion, ai tha që me parti të vogla, por edhe me individë që sipas tij kanë qenë përkrahëse të LDK-së.
“Mund të jetë PSHDK-ja, mund të jetë parti të cilët kanë qenë individë jo gjatë në skenën politike, në kuptimin bashkë me LDK-në, por që kanë qenë gjithmonë përkrahës të politikave ideologjiste të presidentit Rugova, të djathtës, por edhe të Kosovës proevropiane”, u shpreh Zemaj.
Pak orë para Këshillit të Përgjithshëm – Këto janë koalicionet parazgjedhore të LDK’së
#periskopi
Posted by Periskopi Extra on Tuesday, May 28, 2024