Pajtohen: Të gjithë lojtarët anglezë ngjyrosin flokët si Rumania nëse fitojnë finalen

Pajtohen: Të gjithë lojtarët anglezë ngjyrosin flokët si Rumania nëse fitojnë finalen

Futbollistët e Kombëtares së Anglisë kanë pranuar idenë e lojtarit Phil Foden para duelit final kundër Italisë që zhvillohet sot nga ora 21:00.

Pra, në rast se anglezët fitojnë trofeun e “EURO 2020”, që të gjithë lojtarët kanë rënë dakord që të bëhen biondë, duke kopjuar stilin e flokëve të anësorit të Manchester Cityt, që në këtë lojë do të mungoi si shkak i lëndimit, transmeton Klan Kosova.

“Unë kam folur me ekipin dhe në rast fitore ata pranuan që të gjithë të ndryshojnë stilin e flokëve”, tha Foden.

Shpërndaje në: