Pajtohen familjet Likaj dhe Qenaj nga Hasi i Prizrenit

Pajtohen familjet Likaj dhe Qenaj nga Hasi i Prizrenit

Familjet Likaj dhe Qenaj nga Hasi i Prizrenit ia kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës.Pajtimi i tyre është bërë dy javë pas rrahjes dhe plagosjes me armë në fshatin Gjonaj.

Pajtuesi Fetah Bekolli tha se pajtimi i familjeve Likaj dhe Qenaj është arritur pa kushte.

“Pajtimi i këtyre familjeve është arritur në mënyrën më të sinqertë dhe pa kushte,” tha Bekolli për “PrizrenPress”.

Ai tregon se familjet, pasi shtrirjes së dorës së pajtimit, kanë vizituar familjet e njëra-tjetrës.

“Jam shumë i lumtur që këto familje kanë arritur të pajtohen. Dhashtë Zoti që të kemi sa më pak ngatërresa,” u shpreh Bekolli.

Familjet Likaj dhe Qenaj u patën përfshirë në një rrahje në fshatin Gjonaj të Hasit, ku dy anëtarë të familjes Qenaj (babë e bir) nga Romaj pësuan lëndime trupore dhe plagosje me armë.

Gjashtë anëtarët e familjes Likaj, që ishin përfshirë në rrahje, ndërkaq u shpallën në kërkim nga policia, ku katër prej tyre janë arrestuar dhe paraburgosur.

Shpërndaje në: