Pajisjet Android spiunojnë përdoruesit

Pajisjet Android spiunojnë përdoruesit

Ndarja e lokacionit është njëra nga shërbimet të cilën shumica e përdoruesve e mbajnë të shkyçur, për shkak të ruajtjes së baterisë ose mbrojtjes së privatësisë, por sipas hulumtimit më të ri nga ana e Quartz, pajisjet Android mbledhin dhe dërgojnë të dhënat edhe kur opsioni është i shkyçur.

Quartz vlerëson se informacionet për lokacionin e çdo pajisjeje moderne Android janë mbledhur, edhe pse pajisjet fabrikisht ristartohen ose nuk kanë SIM kartelë.

Në momentin kur pajisjet kyçen në internet, pakoja e të dhënave automatikisht i dërgohet Google, transmeton KosovaPress.

Google thotë se të gjitha të dhënat e mbledhura janë të enkriptuara, por konsideron se mbledhja e informacioneve të përdoruesve pa lejen e tyre edhe më tej është hap i papranueshëm.

Shpërndaje në: