Pajaziti: Kurti s’më ka uruar, paratë e Kosovës për Luginën u keqpërdoren nga njerëzit e kryeministrit

Pajaziti: Kurti s’më ka uruar, paratë e Kosovës për Luginën u keqpërdoren nga njerëzit e kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kur ende nuk e ka uruar kryetarin e ri të Bujanocit, Arbër Pajaziti. Ndërsa, kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, të cilën e ka përkrahur, e ka pritur madje edhe në zyre.

Kandidati i Frontit për Ndryshim për kryetar të Bujanocit, Arbër Pajaziti, është shprehur optimist se të enjen të konfirmohet përfundimisht fitorja e tij.

Ai e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Luginë të Preshevës, duke përkrahur vetëm kandidatët e Partisë për Veprim Demokratik.

Në një intervistë për Nacionalen, Pajaziti ka thënë se të preferuarit e Kurtit në kwto zgjedhje kanë garuan nga pozicionet e tyre zyrtare që kanë në Qeverinë e Kosovës.

Ai ka treguar se kryeministri Kurti ende nuk e ka telefonuar për të uruar për fitoren.

Megjithatë, Pajaziti ka paralajmëruar se do të kërkojë takim me Kurtin, pasi ta marrë zyrtarisht postin e kryetarit të Bujanocit.

Pajaziti ka kritikuar edhe kundërkandidatin e tij, Ragmi Mustafi, i cili është përkrahur nga Qeveria e Kosovës. Sipas ti, Mustafi ka keqmenaxhuar Fondin e Kosovës për Luginë të Preshevës.

“Qytetarët më 2 qershor vulosën vullnetin e tyre për ndryshim. Nga viti 2002 kur shqiptarët në Komunën e Bujanocit, e fituan pushtetin lokal, dhe deri më sot, ky pushtet është udhëhequr vetëm nga dy individë: nga Nagip Arifi dhe Shaip Kamberi. Kjo nënkupton që tri grupacionet e tjera politike që ishin në garë, kanë qenë në pushtet për 22 vjet. Ato nuk e patën më besimin e qytetarëve, për shkak të keqpërdorimeve të shumta, keqmenaxhimit dhe pushtetit të cilin e përdornin për interesa partiake e grupore. Fitorja jonë ishte e pritur, por jo edhe në këtë masë”, tha ai.

I pyetur nëse ishte fer gara në Luginë, ku njëri kandidat të përkrahet nga Qeveria e Kosovës, ndërsa tjetri jo, ai tha:

“Kundërkandidati im që u përkrah direkt nga Qeveria e Kosovës, ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës. Ai nuk dorëzoi mandatin e këshilltarit politik të zëvendëskryeministrit të Kosovës, dhe nga ai pozicion deshi të kandidojë për kryetar komune. Përveç kësaj, qytetarët ishin të njoftuar se kandidati të cilin në këtë rast e përkrahi Qeveria e Kosovës, ishte po ai i njëjti që keqmenaxhoi me Fondin e Kosovës të dedikuar për qytetarët e Luginës së Preshevës. Nëse dëshironi ta dini se si është keqmenaxhuar fondi, lehtë me një hulumtim mund t’i siguroni të dhënat. Njerëzit që ishin shokë të Ragmiut, njerëz edhe partiak, edhe prej tyre që ishin në listë për këshilltarë nga partia e Ragmiut, PVD, morën fonde të majme nga Fondi i Kosovës, dhe nuk kanë asnjë aktivitet në Luginës. Tjetra është se, Ragmiu ka deklaruar në Kosovë pasuri rreth 770 mijë euro, rreth 200 mijë më shumë se kryeministri Albin Kurti. Për të gjitha këto qytetarët ishin të njoftuar, dhe si përfundim i dhanë votë aq sa e meritoi”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në: