Pahor: Nuk kam dorëzuar kandidaturë për të dërguarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Nuk kam dorëzuar kandidaturë për të dërguarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-presidenti slloven, Borut Pahor ka konfirmuar se nuk ka dorëzuar kandidaturën për postin e të dërguarit të ri të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raportojnë sot mediat sllovene.

Pahor më parë shprehu gatishmërinë e tij për të marrë këtë post, por si arsye për vendimin e tij për të mos kandiduar, ai përmendi disa faktorë, duke përfshirë mospajtimin me politikën zyrtare të BE-së për zgjerimin, raporton STA.

“Pikëpamjet e mia personale për zgjerimin e BE-së ndryshojnë nga politika zyrtare e BE-së”, tha Pahor.

Borut Pahor ishte president i Sllovenisë nga viti 2012 deri në vitin 2022 dhe është një politikan që mbron pranimin e anëtarëve të rinj të BE-së në një paketë.

Pahor beson se promovimi i idesë se Mali i Zi dhe Shqipëria duhet t’i bashkohen BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur do të ishte “më shumë një pengesë sesa një nxitje”.

Shpërndaje në: