Pagjumësinë mund ta luftoni edhe me ushqime

Pagjumësinë mund ta luftoni edhe me ushqime

Ekspertët kanë zbuluar se cilat janë ushqimet që luftojnë gërhitjen, pagjumësinë e ankthin.

Ja një listë me ushqime dhe funksionin që ka secila prej tyre.

Për të fjetur

Fruta e pasur me melatoninë janë qershitë dhe janë ideale për t’i ngrënë para gjumit. Sipas Dana James, farat e kungullit janë gjithashtu një opsion i mirë. “Ato janë të pasura me magnez, çka ndihmon në relaksimin e muskujve të trupit dhe si rrjedhojë një gjumë të thellë”, tregon ajo. Dhe së fundmi, kokoshkat janë zgjidhja ideale para natës. Ato përmbajnë serotonin, një element kimik që rregullon çrregullimet e ciklit tonë të gjumit.

Për të shmangur makthet

Për të shmangur makthet duhet të shmangni edhe ushqimet që janë të pasura me magnez, siç është avokadoja dhe zarzavatet me gjete jeshile, si spinaqi. Gjithashtu shmangni edhe djathin, i cili përmban opioid peptides që lodhin imagjinatën.

Për të ndihmuar me gërhitjen

Gërhitja është një efekt i zakonshëm i personave që janë mbipeshë. Në lehtësim të saj mund të vijnë fruta të pasura me vitaminën C, si limoni, portokalli apo grejpfruti.

Shpërndaje në: