Pagesat rrugore: Ku është më së shtrenjti, e ku më së liri në Evropë?

Pagesat rrugore: Ku është më së shtrenjti, e ku më së liri në Evropë?

Sipas një studimi britanik, i cili analizoi se sa duhet të shpenzohet për udhëtime nëpër autostrada, ura dhe tunele evropiane, doli se francezët i kanë tarifat më të larta në Evropë, përderisa në shtetet si Finlanda, Estonia dhe Monako për këto asete nuk paguhet fare.

Në Estoni, për shembull, taksa paguhet vetëm për automjetet më të rënda se 3.5 tonë. E, nëse nuk doni të shpenzoni më shumë për pagesa rrugore në Francë, Itali apo Norvegji, tëherë do t’iu duhet të udhëtoni nëpër rrugët anësore. Për shembull, për një udhëtim nga Parisi në Marsejë, nëpërmejt autostradës A6/A7 (775 km), ju do të duhet të paguani rreth 65 euro. Rruga italiane nga Milano deri në Napoli (773 km) kushton 761 euro, ndërkohë që Norvegjia zë vendin e tretë për nga çmimet e larta të tarifave rrugore. Kështu, nga Bode në Oslo duhet të paguani 53 euro.

Maqedonia e Veriut ka shpenzime të pranueshme, sepse për autostradë nga Petrovci deri në Veles paguhen rreth 1.30 euro.

Kur është fjala për Serbinë, tarifa rrugore për automjetet e udhëtarëve për autostradë nga Subotica deri në Vranjë (531 km) është rreth 17 euro.

Në Shqipëri ndërkaq paguhet tuneli në Kalimash, ku veturat e vogla paguajnë 5 euro, përderisa kamionët dhe autobusët paguajnë dukshëm më tepër. Në këtë kontekst, vlen të përmendet se ndër urat më të lira është ajo që lidh Norvegjinë dhe Suedinë – kalimi i së cilës kushton rreth 2.10 euro. Nga ana tjetër, tarifa për Shën Bernardin e Madh në Zvicër është rreth 25.5 euro. Tuneli më i lirë në rajon është tuneli i Sozinës, në Mal të Zi, për kalimin e të cilit paguhen 2.5 euro.

Shpërndaje në: