Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Procesi ndaj tij bie ndesh me normat juridike dhe humane

Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Procesi ndaj tij bie ndesh me normat juridike dhe humane

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se dje e ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.

Ai është shprehur optimist që procesi gjyqësor ndaj tij të përfundojë sa më shpejt.

Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se proces ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është në kundërshtim me normat juridike dhe humane.

“Dje vizitova Presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Shpresojmë që ky proces i pakuptimtë, i cili bie ndesh me normat juridike dhe humane, të marrë fund sa më shpejt”, ka shkruat Pacolli.

Dje vizitova Presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Shpresojmë që ky proces i pakuptimtë, i cili bie ndesh me normat juridike dhe humane, të marrë fund sa më shpejt.

Posted by Behgjet Pacolli on Friday, March 14, 2025

Shpërndaje në: