Pacolli, Thaçit: President, babai juaj ka ikur me krenari nga kjo botë

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka komentuar vizitën e djeshme të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, te varri i babait të tij.
Ai i ka dhënë mbështetje ish-presidentit Thaçi, duke i ofruar ngushëllim.
Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se babai i Thaçit ka ikur krenar nga kjo bote.
“Sot, Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varri i babait të tij, Haxhi Thaçi. President, babai juaj ka ikur nga kjo botë me krenari, për trashëgimtarët që ka lënë pas! I pavdekshëm qoftë emri i tij!”, ka shkruar Pacolli./ Periskopi
Sot, Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varri i babait të tij, Haxhi Thaçi. President, babai juaj ka ikur nga kjo botë me krenari, për trashëgimtarët që ka lënë pas! I pavdekshëm qoftë emri i tij!
Posted by Behgjet Pacolli on Friday, March 21, 2025