Pacolli takohet me presidentin e Togos: U përfol se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, epilogu do të jetë ndryshe
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Republikës së Togos, Faure Gnassingbé.
Pacolli përmes një shkrimi në Facebook tha se Gnassingbé e takoi para 8 vitesh, takim ky që përfundoi me njohjen e Kosovës.
Ai shtoi se për shkak të “mungesës së aktiviteteve diplomatike” dhe “iniciativave” të anës tjetër, është përfolur se ky shtet ka tërhequr njohjen.
Por, Pacolli njofton se përfundimi këtë herë do të jetë ndryshe.
“….Vazhdoj me takimet në nivel të krerëve të shteteve të ndryshme. Sot takova Presidentin e Republikës së Togos, të cilin e pata vizituar para 8 viteve. Ajo vizitë përfundoi me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për shkak të “mungesës së aktiviteteve diplomatike” dhe “iniciativave” të anës tjetër, është përfolur se ky shtet ka tërhequr njohjen.
Epilogu do të jetë ndryshe!”, shkroi Pacolli.
….Vazhdoj me takimet në nivel të krerëve të shteteve të ndryshme. Sot takova Presidentin e Republikës së Togos, të cilin…
Posted by Behgjet Pacolli on Tuesday, September 24, 2024