Pacolli për Hotel Grandin: 6.7 milionë eurot janë të miat – të grabitura se refuzova t’u paguaja ryshfet njerëzve të korruptuar

Biznesmeni Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me Hotel Grandin, pasi Qeveria e Kosovës ndajti 6.7 milionë euro për të paguar kompaninë e tij, “Mabco Construcion” që fitoi gjyqin në arbitrazhin ndërkombëtar në fillim të janarit.
Ai ka thënë se vetëm po rikthen mjetet e tij, të cilat ”njerëzit e fortë”, ia kanë rrëmbyer padrejtësisht.
”Këto 6.7 milionë euro nuk janë të shtetit, por të miat – të grabitura vetëm sepse refuzova t’u paguaja ryshfet njerëzve të korruptuar, të cilët ishin mësuar të zhvatnin duke përdorur dorën e pushtetit. Këta njerëz u denoncuan e unë kalova nëpër të gjitha instancat gjyqësore në Kosovë, por nuk gjeta drejtësi. Drejtësia erdhi vetëm pas 18 vitesh në arbitrazhin ndërkombëtar.” ka shkruar ai në një postim në Facebook.