Pacolli: Më vjen keq që humbëm mundësin për t’i dalë në mbështetje familjes

Pacolli: Më vjen keq që humbëm mundësin për t’i dalë në mbështetje familjes

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka falenderuar të gjithë mbështetësit e Koalicionit për Familje.

Pacolli gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për partnerët e koalicionit.

“Si mbështetës dhe pjesë i “Koalicionit për Familje” dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që morën pjesë në këto zgjedhje, duke dëshmuar dinjitet, urtësi dhe qytetërim. Në veçanti, falënderoj të gjithë ata që, me votën e tyre, i dhanë mbështetje koalicionit tonë. Gjithashtu, shpreh mirënjohje të thellë për partnerët tanë të koalicionit, aktivistët që bënë të mundur zhvillimin e një fushate dinjitoze, si dhe kandidatët për deputetë që garuan me përkushtim. Ju keni dhënë gjithçka që ka qenë në dorën tuaj”, u shpreh Pacolli.

Më tutje Pacolli tha se ndjehet keq që humbën mundësin për t’i dal në mbështetje familjes.

“Nga ana tjetër, më vjen keq që humbëm një mundësi të rëndësishme për t’i dalë në mbështetje familjes, dinjitetit dhe traditës sonë – vlera këto që mbrohen edhe nga shoqëritë më demokratike në botë. Besoj fuqishëm se ky koalicion në të ardhmën duhet të vazhdojë të punojë me më shumë përkushtim, sepse familja jonë tradicionale meriton të mbrohet dhe të fuqizohet çdo ditë e më shumë”, tha Pacolli.

Shpërndaje në: