Pacolli: Kurrë s’kam parë që televizioni publik të ndërpresë transmetimin për intervistën me kryeministrin

Pacolli: Kurrë s’kam parë që televizioni publik të ndërpresë transmetimin për intervistën me kryeministrin

Behgjet Pacolli ka reaguar pas triumfit të Donjeta Sadikut në meçin e parë të boksit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Së pari, Pacolli ka uruar Sadikun, e më pas ka kritikuar RTK-në.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka deklaruar se asnjëherë më parë nuk i ka rastisur që, transmetimi i Lojërave Olimpike të ndërpritet për të transmetuar intervistën e kryeministrit të Kosovës.

”Asnjëherë më parë nuk kam përjetuar që televizioni publik të ndërpresë transmetimin e lojërave olimpike për të transmetuar një intervistë me Kryeministrin e Kosovës.

Kjo ndodhi sonte në RTK, kur ishte duke transmetuar boksin e Lojërave Olimpike nga Parisi!” shkroi Pacolli.

Shpërndaje në: