Pacolli i LDK’së: Pezullimi i granteve është një fitore e Kosovës në betejën kundër korrupsionit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, i cili njoftoi për grantet që Ministria e Faton Pecit i kishte ndar për familjarët e Fitore Pacollit të VV’së, ka reaguar pas lajmit për pezullimin e grantit për dajën e kësaj të fundit, shkruan Periskopi.
Ai u shpreh se pezullimi i këtij grantit është një fitore kundër korrupsionit.
Derisa shtoi se nuk do të ndalen derisa t’i kthejnë paratë cent më cent.
Postimi i plotë:
Pezullimi i granteve është një fitore e Kosovës në betejën kundër korrupsionit. Hapi tjetër është ANULIMI i tyre!
Nuk do të ndalemi derisa t’i ktheni parët cent më cent!
Ndryshimi po vjen!