Pabarazia në shekullin njëzet e një

Pabarazia në shekullin njëzet e një

MUMBAI – Në fund të një viti të pandershëm e të keqe, reminishent për “dekadën e keqe e të pandershme” për të cilën W.H.Auden shkroi poemën e tij “1 shtator, 1939,”, “shpresat e mprehta” të botës po lëshojnë rrugë ndaj pranimit të problemeve të rënda që duhen përballur. Dhe, mes më të rëndave, me implikimet më të ashpra e më ekzistenciale, është ai i pabarazisë ekonomike.

Niveli alarmues i pabarazisë ekonomike globalisht është dokumentuar nga ekonomistë të njohur, përfshirë Thomas Piketty-n, François Bourguignon, Branko Milanović-in, dhe Joseph E. Stiglitzin, më tej nga institucione të mirënjohura, përfshirë OXFAM-in dhe Bankën Botërore. Dhe është e qartë edhe nga shëtitë e rastit përmes rrugëve të Nju Jorkut, Nju Delhit, Pekinit apo Berlinit.

Zëra nga e djathta shpesh thonë që kjo pabarazi jo që është e justifikueshme, por poashtu e nevojshme: pasuria është një shpërblim i drejtë për një punë të madhe, ndërsa varfëria është një ndëshkim i merituar për dembelinë. Ky është një mit. Realiteti është që të varfërit, shumë shpesh, duhet të punojnë skajshmërisht shumë, e madje edhe në kushte mjaft të zorshme, thjesht që të mbijetojnë.

Për më shumë, nëse një person i pasur ka një etikë veçanërisht të fortë, kjo mund t’i atribuohet jo vetëm predispozitave të tyre gjenetike, por poashtu edhe edukimit, përfshirë gjithëato privilegje, vlera dhe mundësi që kanë pasur. Kështu që, nuk ka një argument moral të vërtetë për pasurinë e tej-masshme mes një varfërie të tej-përhapur.

Kjo nuk nënkupton që nuk duhet të ketë fare pabarazi. Në fund të fundit, pabarazia mund të reflektojë dallueshmëritë në preferenca: disa njerëz mund ta vlerësojnë pasurinë materiale më shumë se disa të tjerë. Për më shumë, shpërblimet e ndryshme vërtetë stimulojë njerëzit që të punojnë, mësojnë dhe të jenë inovativë, aktiviteti që promovojnë rritje të përgjithshme dhe reduktim të varfërisë.

Por, në një pikë të caktuar, pabarazia bëhet aq e rëndë sa ka një efekt të kundërt. Dhe ne jemi larg përtej asaj pike.

Shumë njerëz – përfshirë edhe një pjesë të madhe të pasanikëve – e pranojnë sesa e papranueshme është pabarazia, poashtu moralisht dhe ekonomikisht. Por kur të pasurit flasin kundër kësaj gjëje, atyre iu mbyllet goja dhe etiketohen si hipokritë. Mesa duket, dëshira për të ulur pabarazinë mund të konsiderohet kredibile ose e sinqertë vetëm nëse sakrifikohet pasuria vetjake.

E vërteta, natyrisht, është që vendimi për të mos hequr dorë nga pasuria, nuk e diskrediton preferencën për një shoqëri më të barabartë. Që të etiketosh si hipokrit një kritik të pasur nënkupton të bësh një sulm ad hominem dhe të përdorësh një fallsitet logjik, që provon të heshtë ata zëra që mund të bëjnë ndryshimin në këtë aspekt.

Fatmirësisht, kjo taktikë duket se e ka humbur potencën e saj. Është zemërdhënëse të shohësh individë pasanikë tek i kundërvihen këtyre sulmeve, jo vetëm duke e pranuar hapur dëmin ekonomik dhe social që shkaktohet nga pabarazia e skajshme, por poashtu duke e kritikuar atë sistem që, megjithëse iu lejoi atyre vetë që të prosperojnë, i la shumë të tjerë pa kurrfarë mundësie.

Për shembull, disa pasanikë amerikanë po e kundërshtojnë legjislacionin e taksave që është propozuar nga kongresmenët republikanë dhe nga administrata e Presidentit Donald Trump, e cila ofron shkurtime të mëdha për pasanikët – si ata vetë. Siç thotë Jack Bogle, themeluesi i Vanguard Group bashkë me disa përfitues tjerë të këtyre shkurtimeve, plani – i cili veç sa do ta tëkeq më tej pabarazinë – është një gjë e “gërditshme moralisht.”

E megjithatë, pranimi i mangësive të strukturave aktuale është veç fillimi. Sfida më e madhe është të krijojmë projekte të zbatueshme për një shoqëri më të barabartë. [Mungesa e projekteve të tilla ka çuar shumë lëvizje qëllim-mira në histori që të përfundojnë në dështime të mëdha.] Në këtë rast, fokusi duhet të jetë në zgjerimin e rregullimeve shpërndarëse të parasë, pa mbytur ose centralizuar stimujt e tregut të cilët janë kyq për të gjeneruar rritje ekonomike.

Një hap final mund të ishte që t’iu ndanim të gjithë banorëve të një vendi të drejtë që të kishin një pjesë të caktuar të profiteve ekonomike. Kjo ide është proklamuar në forma të ndryshme nga Marty Weitzman, Hillel Steiner, Richard Freeman, dhe, muajin e kaluar edhe nga Matt Brueing. Por kjo gjë është veçanërisht vitale sot, ndërsa shpërndarja e fitimeve në të ardhurat kombëtare bie, dhe shpërndarja e profiteve dhe qirave rritet – një trend të cilin progresi teknologjik po e përshpejton.

Ka një tjetër dimension të shpërndarjes së profiteve që ka marrë më pak vëmendje, që lidhet me monopolet dhe kompeticionin. Me teknologjinë moderne digjitale, kompanitë e mëdha mund të prodhojnë të gjitha pajisjet, ose të gjitha gjërat që kërkohen për një treg të caktuar.

Një përpjekje eficiente do t’i kishte 1 mijë firma secila duke prodhuar një pjesë të asaj dobie. Kështu që, kur vjen puna te automjetet, për shembull, një firmë do të prodhonte marshet, tjetra do të prodhonte pedaljet e frenave e kështu me radhë.

Legjislacioni tradicional antitrust [ligjet amerikane që rregullojnë sjelljen dhe organizimin e korporatave të biznesit, përgjithësisht duke promovuar kompeticion të drjetë në përfitim të konsumatorëve], dhe prokompeticion – që filluan më 1890-n  – ndalojnë një sistem të tillë. Por monopolizimi i prodhimit nuk nënkupton një monopol të të ardhurave, për aq sa shpërndarjet e secilës kompani janë gjerësisht të mbajtura. Është një kohë e tillë për ndryshime radikale, ajo që i zhvendos ligjet tradicionale anti-monopol me legjislacionin që mësyn një shpërndarje më të madhe të aksioneve brenda secilës kompani.

Këto ide nuk janë aspak të testuara. Shumë punë duhet bërë para se të bëheshin operacionale. Por ndërsa bota kërcen nga një krizë në tjetrën, dhe pabarazia vijon të thellohet, ne nuk e kemi luksin që të mbajmë status quo-në. Veç nëse e konfrontojmë pabarazinë sfida vijon, kohezioni social dhe demokracia në vetvete do të jenë një kërcënim gjithnjë e më i madh.

Përktheu dhe përshtati: PERISKOPI.

Shpërndaje në: