Pa trajtime të shtrenjta dhe medikamente, kjo është receta e VETME që ”zhduk” kapilarët e zgjeruar pas një jave
‘’A mund të përdor të njëjtin krem dielli për fytyrën dhe trupin? Jam shëndoshur, duhet të blej rroba banje të reja që më tregojnë më të dobët. A mund të përdor vajin e ullirit si nxirës natyral?’’ etj etj.
Doni apo nuk doni ta pranoni, të gjitha vihemi në presion sa herë që bëhet fjalë për pushimet, ose më saktë për t’u dukur sa më të pranueshëm (realisht, por edhe virtualisht) nga të tjerët. Mirëpo, ndërkohë që disa shqetësohen për probleme të tilla, disa prej syresh kanë arsye të forta për t’u ndjerë keq: kapilarët e zgjeruar. Po çfarë janë kapilarët e zgjeruar, përse shfaqen ato dhe cilët njerëz janë më të predispozuar për të vuajtur prej tyre ?
Kapilarët janë zgjerime të venave të gjakut që shfaqen në gjymtyrët e poshtë, të cilat përveç anës estetike paraqesin rreziqe serioze për shëndetin si: trombozë, mpiksje gjaku dhe ënjtje të këmbëve. Në qoftë se keni provuar të gjitha mënyrat për të shpëtuar prej tyre, por nuk ia keni dalë mbanë, Living ka recetën e duhur për ju.
Përbërësit: 2 kokrra hudhër, 100 ml vaj ulliri dhe 1 limon i shtrydhur.
Qëroni fillimisht hudhrën, grijeni në rende ose copëtojeni në pjesë të vogla. Më pas vendoseni në një enë qelqi, ku keni shtuar paraprakisht lëngun e limonit dhe vajin e ullirit. Mbyllni enën hermetikisht dhe lëreni në një vend të errët për 48-72 orë. Pas dy a tre ditëve, filtroni lëngun e përftuar dhe masazhoni me mollëzat e gishtërinjve zonat ku keni kapilarë disa herë gjatë ditës. Masazhi duhet të jetë sa më i fortë në mënyrë që venat të zgjerohen edhe më shumë, dhe lëkura ta thithë më mirë.