Pa seks për një kohë të gjatë: Si tjetër mund t’i merrni përfitimet që vijnë prej tij
Ndërsa seksi mund t’ju japë ndjesi të mira, të rrisë sistemin tuaj imunitar dhe t’ju ndihmojë të digjni kalori, padyshim që nuk është mënyra e vetme për t’i marrë këto përfitime.
Nëse jeni beqarë ose keni qenë të tillë për shumë kohë, filloni ta shihni këtë periudhë në një prizëm tjetër. Mendojeni si një kohë gjatë së cilës ju:
– Keni gjithë hapësirën që ju duhet për të zbuluar interesa të tjera, qoftë përmes fantazisë seksuale dhe kënaqësisë në vetvete, qoftë përmes aktiviteve joseksuale që mund t’ju pëlqejnë.
– Mund të përqendroheni dhe t’i jepni rëndësi edhe pjesëve jo-gjenitale të trupit.
– Mund të fokusoheni në ndërtimin e një lidhjeje të fortë emocionale më shumë sesa seksuale me dikë.
Nëse e përdorni seksin si një lehtësues stresi, gjatë kohës që nuk po bëni seks rregullisht ose shpesh ju mund të:
– Përpiqeni të gjeni një lidhje shpirtërore të thellë me veten tuaj në një nivel tjetër (meditim, yoga etj), në vend që ta përdorni seksin për të shmangur trajtimin e asaj që mund të jetë duke ju shqetësuar.
– T’i jepni përparësi gjumit dhe kujdesit ndaj vetes.
– Bëni rregullisht një aktivitet fizik për të liruar tensionin.
– Mësoni të praktikoni “rregullimin emocional”, nëse mendoni se ka një problem.
– Merrni pjesë në një garë vrapi.
Burimi: Healthline