Pa rrogë: Shefi i Tesla, Elon Musk mori “zero dollarë” në vitin 2020
Zyrtari financiar i Tesla Zachary Kirkorn, megjithatë, mori një pagë prej 46.6 milionë dollarë.
Bosi i Tesla, Elon Musk nuk mori asnjë pagë për punën e tij vitin e kaluar.
Prodhuesi i veturave elektrike njoftoi se paga ishte zero dollarë. Për vitin 2019, Tesla i dha Musk 23,760 dollarë.
Shefi i financave Zachary Kirkorn u shpërblye me 46.6 milionë dollarë në vitin 2020.
Paketa e kompensimit për Musk është e lidhur me zhvillimin e vlerësimit të tregut të kompanisë dhe objektivave financiare.
Paga e Musk është më simbolike. Miliarderi është një nga njerëzit më të pasur në botë