“Pa qenë pak i lujt kjo deklaratë nuk bëhet”, Musliu i reagon Bajqinovcit: Të shkretit janë në panik

“Pa qenë pak i lujt kjo deklaratë nuk bëhet”, Musliu i reagon Bajqinovcit: Të shkretit janë në panik

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, për deklaratën e tij se “pagat dolën, ushtarët po ushqehen, krerët e shtetit jashtë vendit, çmendet opozita”.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se VV-ja është në panik.

“Pa qenë pak i lujt kjo deklaratë nuk bëhet. I ka rrokë paniku t’shkretit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Shpërndaje në: