Pa pikë turpi përmendën pensionet e ish-pjesëtarit të FSK-së që vdiq pasi ra nga objekti, Ministria e fshin postimin
Ministria e Mbrojtjes e ka fshirë postimin e pandjeshëmqë e publikuan ndaj të ndjerit Liman Musliut, ish-pjesëtar i FSK-së, ish-pjesëtar i njësive spciale “Tigrat e Zi” të UÇK-së, dhe ish-pjesëtar i TMK-së, i cili vdiq tragjikisht duke punuar jashtë orarit në ndërtimtari.
Në atë postim Ministria e Mbrojtjes e trajtoi pandjeshëm dhe palavdishëm duke i numëruar pagën, shtesat dhe pensionet, kësisoji duke e trajtuar vetëm në dimensionin se sa i ka kushtuar buxhetit të shtetit.
Madje akuzoi edhe mediat për “keqinformim”.