“Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë”-Si i kishte fyer Enver Petrovci ish-krerët e UÇK-së, e sot Kurti e vlerëson lartë aktorin

“Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë”-Si i kishte fyer Enver Petrovci ish-krerët e UÇK-së, e sot Kurti e vlerëson lartë aktorin

Aktori Enver Petrovci në fillim të këtij viti gjatë një interviste në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin” në RTK kishte lëshuar një deklartë me të cilën kishte ofenduar ish-krerët e UÇK-së. “Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësuesa e badigarda”, pati thënë Petrovci, derisa u prit me kritika dhe reagime të ashpra, shkruan Periskopi.

Por, para se ta bënte këtë deklaratë Enver Petrovci ishte subvencionuar me 13 mijë euro nga Qeveria Kurti. Paratë i janë ndarë për shfaqjen e ka shkruar nga ai, “Pasaporta”, e cila siç ka njoftuar Petrovci është në realizim e sipër.

Petrovci u subvencionua nga Qeveria Kurti me 13 mijë euro pak javë para se t’i fyente ish-krerët e UÇK-së dhe lavdëronte Kurtin e Osmanin

E dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me aktorin Petrovci, për të cilin pati fjalë goxha të mëdha.
“Gjallëria dhe kthjelltësia e Enver Petrovcit përcëllon pozitivisht dhe frymon një lloj të lirisë së shprehjes plot karizëm të pasforcuar dhe humor të mençur. Dje pata kënaqësinë të vizitoj aktorin e mirënjohur, pas një qëndrimi të tij në spitalet e Prishtinës dhe Stambollit për shërim. Më priti së bashku me bashkëshorten e tij, Profesoreshën e njohur të Pianos, Valbona Pula Petrovci, si dhe me fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre. Diskutuam gjerë e gjatë për tetarin e filmin te ne, kontributin dhe sukseset e tij ndër vite, si dhe sfidat që ka hasur përgjatë karrierës së tij të pasur”, ka shkruar Kurti në Instagram.

“Enver Petrovci, i lindur më 28 shkurt 1954 në Prishtinë, është aktor, shkrimtar dhe regjisor shqiptar. Ai ka interpretuar role të mëdha si Hamlet, Macbeth dhe Julius Cesar duke u bërë një ikonë në kulturën tonë. Enveri është gjithashtu themelues i Teatrit Dodona, Akademisë së Arteve, profesor shumëvjeçar i aktrimit në Fakultetin e Arteve dhe themelues i Teatrit të Babës në Prishtinë. I uroj Enverit dhe familjes së tij shëndet të mirë dhe vazhdimësi në sukseset artistike”, ka përfunduar kryeministri.

Shpërndaje në: