Pa dy vjetëve pauzë rikthehet Volkswagen e-Up?
Meqenëse zhvilimi i VW’së së vogël ID 2 është zgjatur deri më 2025, zgjidhja e vetme është rikthimi i Up’it në prodhim.
Potali gjerman Automobilwoche pohon se VW nuk e ka pritur një kërkesë aq të madhe për modelin, andaj edhe shiste me një lirim ekstra në çmim kështu që edhe s’kishte realizuar ndonjë fitim nga ai. Veç kësaj, liste e pritjes ishte zgjatur deri në 16 muaj, pranadaj edhe ishte pikëpyetje nëse blerësit do të mund t’i shfrytëzonin bonusat e shtetit.
Por tani është krejt tjetër situatë. Porositë e para po arrijnë, dhe e-Up do të shitet me çmim prej 26,500 eurove, gjegjësisht 17,000 euro me bonuse shtetërore.
Ky shtrenjtim është i lehtë, por edhe mëtej mbetet mjaft konkurrues për ata që mendojnë të blejnë një automobil të vogël elektrik për qytet. Përndryshe ky është segmenti ku oferta është e vogël, me vetëm Renault Twingo dhe Fiat 500 si konkurrentë.
Ndryshe, VW’ja e lancio modelin e-Up në vitin 2013, ndërsa redizajni i fundit, i vitit 2019, posedon bateri më të madhe, gjë që ia rriti mobilitetin nga 160 në 260 kilometra.