P.Diddy poston për herë të parë në rrjete sociale që nga arrestimi
P. Diddy ka bërë postimin e parë në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram që kur u arrestua muajin e kaluar.
Ai “theu heshtjen” në rrjete sociale për t’ia uruar ditëlindjen e dytë bijës së tij më të vogël, Love Sean Combs.
Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, i ka thënë të vajzës, se “e do shumë”.
View this post on Instagram
“Shumë urime për ty! Shumë urime për ty! Shumë urime për ty bebja Love! Shumë urime për ty!! Urime ditëlindjen Love Sean Combs babi të do shumë”, ka shkruar reperi në postim, në të cilin opsioni për të komentuar është i ndaluar.
Ndërkohë, nuk dihet se si ka arritur të bëhet një postim i tillë, pasi reperi është duke qëndruar në burg.
Combs dhe Dana Tran mirëpritën vajzën Love në muajin tetor të vitit 2022.
Combs është arrestuar në New York, pasi mori shumë padi për krime seksuale, ai është deklaruar i pafajshëm ndërkohë që mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përfshirë dorëzaninë prej 50 milionë dollarësh.
Gjyqi kundër tij pritet të fillojë në muajin maj të vitit të ardhshëm.