Ozil në Katar për ta përcjellur Kupën e Botës, nuk bën tifo për Gjermaninë
Ish-futbollisti i Realit e Arsenalit, Mesut Ozil ndodhet në Katar për të parë nga afër Kupën e Botës.
Ai përmes një postimi në ‘Twitter’ e ka falenderuar vendin pritës Katarin për organizimin dhe mikpritjen ndaj tij, shkruan Periskopi.
Por, në postimin e Ozil nuk shihet askund përkrahja ndaj Gjermanisë që dikur luante për tan ë Kombëtare.
Madje në fund të shkrimit të tij ai ka vendosur flamurin e Turqisë edhe pse Kombëtarja turke nuk është në Botëror.
Kjo ndoshta për shkak të kaluarës së tij me Gjermaninë e që në fund nuk ishte e mirë.