Osmani uron Zelenskyn për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Osmani uron Zelenskyn për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.

Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën.

Ajo tha se ukrainasit kanë demostruar qëndrueshmëri, forcë dhe vendosmëri të patundur ndaj botës.

“Përballë një lufte të paprovokuar, ukrainasit kanë demonstruar qëndrueshmëri, forcë dhe vendosmëri të patundur ndaj botës. Kosova ka qëndruar me ju dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, ndërsa ju mbroni kombin tuaj dhe përpiqeni për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Slava Ukraina!”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, mbrëmë Presidenti i ShBA’së, Joe Biden, njoftoi për një paketë të re me ndihmë ushtarake për Kievin.

Paketa e re përfshin raketa kundërajrore, pajisjet për t’i luftuar dronët, raketa antitanke dhe municion.

Në media u raportua për një paketë në vlerë 125 miliardë dollarë, por në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë nuk u përmend kjo shifër.

Biden tha se ndihma e re është “vazhdimësi e një sërë hapash historikë që ne i kemi ndërmarrë me aleatët dhe partnerët tanë në muajt e fundit për ta mbështetur Ukrainën”.

Ai gjithashtu përsëri se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e tyre “do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah [Ukrainës] në çdo hap”.

Shpërndaje në: