Osmani uron Marco Rubion: Presim forcimin e bashkëpunimit ShBA-Kosovë

Osmani uron Marco Rubion: Presim forcimin e bashkëpunimit ShBA-Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar senatorin amerikan Marco Rubio për postin si Sekretari i 72-të i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në postim, Presidentja Osmani theksoi pritshmëritë për forcimin e aleancës së qëndrueshme midis Kosovës dhe SHBA-së, promovimin e vlerave të përbashkëta dhe adresimin e sfidave aktuale së bashku.

Ajo i uroi Rubio-s suksese në rolin e tij të ri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.

“urime @MarcoRubio në konfirmimin tuaj unanim si Sekretari i 72-të i Shtetit i SHBA-së. Kosova mezi pret të punojë me ju për të forcuar aleancën tonë të qëndrueshme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë së bashku. Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese në këtë rol të rëndësishëm”, shkroi në “X”.

Shpërndaje në: