Osmani uron Kadarenë: Fotografia (nëse është aktuale) tregon se Presidentja ka humbur mjaft peshë
Presidentja e Kosovës, znj.Vjosa Osmani ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare për ditëlindje.
Ajo që bie në sy, në urimin që mund ta lexoni pak më poshtë, është fotografia e Presidentes që ia bashkëngjet këtij postimi.
Nëse është aktuale, Presidentja duket se ka rënë mjaft në peshë.
Shkrimi ku Presidentja uron Kadarenë:
Në jetën e kombeve ndodh jo rrallë që njerëzit e kulturës, të artit e të letrave, t’i japin udhë kombit në çastet më të vështira të historisë së tij, duke qenë artikuluesit më të mëdhenj të idesë së lirisë.
I tillë është shkrimtari ynë Ismail Kadare, mjeshtër i vargut e i fjalës, mbrojtës i kulturës perëndimore të shqiptarëve.
Në kryeveprat e tij, të matshme vetëm me klasikët e letërsisë botërore, ai arriti që ta shpërfaqte shpirtin e lirë të kombit, historinë, traditat, kulturën e përkatësinë (identitetin) e tij, kur diktatura po bënte përpjekje ta tjetërsonte atë.
Bota e njeh sot traditën, kulturën e shpirtin e shqiptarëve nëpërmjet veprave të tij, pa pasur nevojë për mësues historie.
Kombi ynë i është mirënjohës përjetësisht këtij kolosi të letrave. Kosova, në mënyrë të veçantë, i përulet për peshën e rrallë të fjalës së tij.
E gëzofsh ditëlindjen, mjeshtër!
Paç shëndet!