Osmani thumbon Kurtin nga Drenasi: Objektivat e jashtme përcaktohen nga kreu i shtetit
Presidentja e Kosovës, Vosa Osmani, e ka komentuar idenë e kryeministrit Albin Kurti, që draftin që e kanë propozuar emisari i BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit e presidentit Macron, kancelarit Scholz dhe kryeministres Meloni, të dërgohet në Komisionin e Venecias për shqyrtim, raporton EO.
E para e vendit, ka thënë se së pari duhet të shqyrtohet një ide e tillë, e pastaj të vendoset se si të veprohet.
Madje, ia ka bërë të qartë shefit të qeverisë se përcaktimi i objektivave të jashtme bëhen nga presidenti i shtetit.
“Të shoh si prezantohet. Përcaktimi i objektivave të jashtme bëhet nga kreu i shtetit, pra kurdo që prezantohet një ide e tille do ta shqyrtoj. Por mendoj që është më rëndësi që çdo propozim të analizohet në kontekst të interesave të Kosovës në qoftë se e vlerësoj e që e ndihmojnë Republike e Kosovës nuk ka arsye të mos e përkrahim”, tha Osmani.
Kurti ditë më parë për mediat në Shqipëri tha se nëse duan atëherë draftin e Lajçakut mund ta dërgojnë në Komisionin e Venecias.
Këto komente, Osmani i bëri nga komuna e Drenasit, ku qëndroi për vizitë.