Osmani thirret nga Macron në Samitin e krerëve shtetëror të Frankofonisë

Osmani thirret nga Macron në Samitin e krerëve shtetëror të Frankofonisë

Me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris.

Atje ajo do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate.

Gjatë qëndrimit në Paris, Presidentja Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj.

Presidentja është ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të Samitit.

Ky samit mbledhë krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar te tjerë.

Shpërndaje në: