Osmani takon Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit në Pragë thotë se pati “diskutim përmbajtësor” për zhvillimet e fundit
Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot në Pragë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof.
Ajo tha se me Kasnof kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend si për dialogun me Serbinë.
“Kënaqësi të takoj në Pragë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof. Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi. 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.