Osmani takon sekretarin e NATO-së, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka publikuar një fotografi, ku shihet në një takim në këmbë me Mark Rutten, sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Në mbishkrim, Osmani ka treguar për temën e bisedës.
Sipas Osmanit, me Rutten kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë.