Osmani takon presidenten e PE-së: Në rrugën e Kosovës drejt BE-së, mbështetja e saj e pakursyer
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar sot presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, dhe duke publikuar një fotografi me të, tha se mbështetja e saj ndaj rrugës së Kosovës drejt BE-së është e pakursyer.
“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer!”, shkroi Osmani.