Osmani takon kryediplomaten finlandeze: Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve

Osmani takon kryediplomaten finlandeze: Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka takuar sot në Prishtinë ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se Kosova dhe Finlanda do të vazhdojnë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore.

“Në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura! Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore”, shkruan e para e shtetit.

Shpërndaje në: