Osmani takon homologun çek, flasin për forcimin e partneritetit midis dy shteteve

Osmani takon homologun çek, flasin për forcimin e partneritetit midis dy shteteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar të premten drejt Pragës për të marrë pjesë në Forumin Globsec. Osmani sot është lajmëruar nga Praga për të njoftuar takimin e parë në nivel presidentesh në mes të dy shteteve.

Osmani ka thënë se ky takim me presidentin cek, Petr Pavel, është fokusuar në angazhimin e përbashkët për paqe dhe siguri në Evropë si dhe forcimin e raporteve mes dy vendeve.

“Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh.Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani.

Takimi i munguar në nivel presidentesh në mes të dy shteteve ka ndodhur si pasojë e qëndrimeve të ish-presidentit Milos Zeman, i cili kishte vazhduar mirëmbajtjen e raportit me Serbinë dhe qëndrimin kundër Kosovës dhe pavarësisë së shtetit.

Shpërndaje në: