Osmani takon gjeneralin Cavoli, flasin mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon takimet në Mynih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.
Së fundmi, ajo ka takuar gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, e para e shtetit thotë se në takim me Cavolin ka diskutuar mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit.
“Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar më tej presidentja.