Osmani takon fëmijë të të gjitha komuniteteve: Kosova u përket të gjithë qytetarëve të saj

Osmani takon fëmijë të të gjitha komuniteteve: Kosova u përket të gjithë qytetarëve të saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të fundvitit ka takuar anëtarë të Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet.

Ajo ka thënë se Kosova u përket të gjithë qytetarëve të saj “por mbi të gjitha fëmijëve”.

“Në fundvit, kisha kënaqësinë të mirëpres edhe anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet. Kosova i përket të gjithë qytetarëve të saj, por mbi të gjitha fëmijëve tanë – gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve. Së bashku për një Kosovë të barabartë për të gjithë!”, ka shkruar Osmani.

Shpërndaje në: