Osmani takon Bill dhe Hillary Clinton: Liria e popullit tonë mbanë vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm

Osmani takon Bill dhe Hillary Clinton: Liria e popullit tonë mbanë vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton dhe ish-Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.

Osmani ka falënderuar ata për çdo gjë që kanë bërë dhe po bëjnë për Kosovën.

“Faleminderit, President Clinton dhe Sekretare Clinton, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Republikën e Kosovës! Liria e popullit tonë mban edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm!” – ka shkruar Osmani në Facebook.

Shpërndaje në: