Osmani takon ambasadorin Michael Carpenter, flasin për bashkëpunimin Kosovë-ShBA
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, gjatë qëndrimit në New York.
Osmani ka thënë se me Carpenter ka diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-ShBA në tejkalimin me sukses të “sfidave të përbashkëta”.
“Mirënjohëse për takimin e radhës me Ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, ku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-ShBA në tejkalimin me sukses të sfidave të përbashkëta. 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani.
Carpenter është edhe Asistent Special i Presidentit Joe Biden.