Osmani takohet për herë të parë me Sorensen: Do të punojmë me aleatët që dialogu të mbyllet me njohje reciproke

Osmani takohet për herë të parë me Sorensen: Do të punojmë me aleatët që dialogu të mbyllet me njohje reciproke

Presidentja Vjosa Osmani është takuar për herë të parë me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në Munich.

Ajo tha se me të diskutoi për zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë nga dialogu, ndërsa tha se do të vazhdojë puna me aleatët që procesi të mbyllet me njohje të ndërsjellë.

“Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, tha Osmani.

 

Shpërndaje në: