Osmani takohet me Orpon, flasin për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Budapest zhvilloi takim edhe me kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, thotë se mes tyre u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, si dhe mbështetjen për rrugëtimin euroatlantik të shtetit.
“Në Budapest, zhvillova një takim produktiv me Kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, si dhe mbështetjen për rrugëtimin euroatlantik të shtetit tonë. Përkushtimi ynë i përbashkët është thellimi i bashkëpunimit ndërshtetëror në dobi të qytetarëve të të dy shteteve”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.