Osmani takohet me ndihmës sekretaren Rand: Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit

Osmani takohet me ndihmës sekretaren Rand: Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ndihmës sekretaren amerikane për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Dafna H. Rand.

Përmes një njoftimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka thënë se kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.” – ka thënë ajo.

Tutje, Osmani ka thënë se gjatë takimit, ka ngritur edhe shqetësimin për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative”.

Takim produktiv në New York me Ndihmës Sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand.

Diskutuam për thellimin e…

Posted by Vjosa Osmani on Tuesday, September 24, 2024

Shpërndaje në: